Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën. Rreth 84 nga 96 rajonet kontinentale të Francës të njohura si departamente janë aktualisht nën një alarm portokalli, i dyti më i lartë në vend.
Ministrja e Klimës e Francës, Agnès Pannier-Runacher, e ka quajtur atë një situatë “të paprecedentë”.
Gjithashtu paralajmërime për nxehtësi janë në fuqi për pjesë të Spanjës, Portugalisë, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të Ballkanit, përfshirë Kroacinë.
Në të gjithë Francën janë mbyllur ose pjesërisht të mbyllura gati 200 shkolla si pasojë e valës së të nxehtit.