Mbretëria e Bashkuar i shpall luftë obezëve dhe i detyron supermarketet të ulin kaloritë në shportën e blerjeve.
Sipas një plani 10-vjeçar supermarketet do të detyrohen që të ulin deri në 100 kalori nga shporta mesatare e blerjeve, duke ulur shitjet e ushqimeve të ëmbla dhe të kripura dhe duke rritur ato të ushqimeve të shëndetshme.
Ndërsa shitësit e mëdhenj me pakicë do të duhet të raportojnë për ushqimet e shitura dhe ata që nuk i përmbushin objektivat mund të përballen me gjoba.
“Përmes standardit tonë të ri të ushqimit të shëndetshëm, ne do t’i bëjmë zgjedhjet e shëndetshme më të lehtë, sepse parandalimi është më i mirë se kurimi”, tha Sekretari i Shëndetësisë Ëes Streeting.
Ai theksoi se mbipesha në Britani është dyfishuar që nga vitet 1990 dhe tani i kushton NHS-së një shumë marramendëse prej 11 miliardë paundësh në vit, që është trefishi i kostos së ambulancave.