Policia Rrugore e Lezhës gjatë muajit qershor ka arrestuar 19 drejtues makinash, ku 9 ishin në gjendje të dehur dhe 10 pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë vendosur gjoba për 3165 drejtues mjetesh:
680, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
1187, për parakalime të gabuara;
122, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
113, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
100, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
36, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;
399, për parkime të gabuara
528, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.