Mbrojtësi i Real Madrid, Dani Carvajal është rikuperuar pas nëntë muajsh dhe ka konfirmuar se shtë gati të luajë ku dëshiron trajneri, madje edhe si portier.
“Pas nëntë muajsh, jam gati të luaj sërish. Nuk e kam problem të luaj si mbrojtës qendre, në një mbrojtje me tre lojtarë. Luaj ku të dojë trajneri, madje edhe si portieri”, tha Carvajal.
Ai do të përballet me një konkurrencë të fortë për fanellën e titullarit, pasi këtë verë, Real Madrid firmosi me Trent Alexander Arnold.