Policia në zonën rurale të Halkidonit, pranë Selanikut, zbuloi një plantacion me 165 fidanë kanabisi në fazë rritjeje dhe arrestoi një 37-vjeçar shqiptar.
Fidanët ishin të mbjellë në një zonë të përgatitur posaçërisht pranë kanaleve të ujitjes.
Dyshohet se ai kishte një bashkëpunëtor në këtë veprimtari.
Në hetimet paraprake, policia sekuestruar edhe një motoçikletë të vjedhur, e cila përdorej për lëvizje në vendngjarje.