Paul Deda, ish-shoqërues i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është arrestuar në Francë.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme me 8 vite burg për trafikimin e mbi 1 ton kanabis drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Shpirti”.
Hetimet zbuluan se Deda dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal, në bashkëpunim me persona shqiptarë dhe italianë, tentuan të trafikojnë 1016 kilogramë Cannabis Sativa, e sekuestruar më parë në Bari nga policia italiane.
Dy anëtarë të tjerë të organizatës janë gjithashtu të dënuar për trafik droge dhe aktivitet kriminal. Vendimi për Deda u dha në bazë të gjykimit të shkurtuar dhe përfshin 8 vite burg.









