Paraditen e sotme një autobus urban ka marrë flakë në zonën Prenestina, në periferi të kryeqytetit italian të Romës. Mjeti ishte jashtë shërbimi dhe në bord ndodhej vetëm shoferi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Më pas flakët kanë përfshirë edhe dritaret e një ballkoni në katin e parë të një pallati aty afër. Ndërsa në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit dhe policia lokale për të shuar flakët.