Paraditja sjell mot kryesisht të kthjellët me vranësira të herëpashershme, veçanërisht përgjatë bregdetit ku kthjellimet do të jenë më të theksuara. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen fillimisht në veri dhe më pas në lindje të vendit, duke sjellë një pasdite më të mbuluar. Mbrëmja dhe nata pritet të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat shënojnë rritje, me minimumin prej 16°C në verilindje dhe maksimumin që ngjitet deri në 39°C në Koplik dhe Kuçovë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga perëndimi, me shpejtësi deri në 30 km/h, duke krijuar dallgëzim të ulët në det.