Deputeti britanik Nigel Farage shprehet se e pranon ftesën e Edi Ramës për të ardhur në Shqipëri dhe për të diskutuar nga afër çështjen e emigracionit dhe të burgosjes së shqiptarëve në Britani.
“Nuk mund ta shpikësh këtë! 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg dhe unë fola për këtë ditën e kaluar në GB News.
Edi Rama, njeriu gjigant që ai është, kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar dhe ka thënë që është një absurditet i plotë, shifrat e mia janë të gjitha të gabuara.
Ai gjithashtu tha se si guxojmë ne si vend të mendojmë për dërgimin jashtë vendit të njerëzve që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil?
Ndërkohë, vetë ai po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga azilkërkuesit e tyre të dështuar dhe çfarë është kjo hipokrizi nga ky Bashkim pro-Evropian,” deklaroi Farage.