Papa Leone XIV me 3 korrik do të prezantojë një formulë të re meshe në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.
Kjo formulë e re në meshë do të përfshihet në librin liturgjik të Kishës dhe synon të fuqizojë ndërgjegjësimin shpirtëror dhe moral për krizën klimatike.
Papa Leone XIV ka theksuar se është koha që Kisha dhe udhëheqësit botërorë të kalojnë nga deklaratat në veprime konkrete.
Gjithashtu ai ka kritikuar skemat e tregtimit të karbonit si zgjidhje false dhe ka kërkuar një braktisje graduale të lëndëve djegëse fosile, duke përkrahur kalimin drejt energjisë së pastër dhe një ekonomie që vendos në qendër të mirën e përbashkët.