Një fabrikë farmaceutike në Indi ka shpërthyer nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën 39 persona dhe 34 janë plagosur.
Punonjësi i fabrikës tha për Reuters se shumica mbetën të bllokuar dhe nuk mund të dilnin.
Zyrtarët e policisë thanë se më shumë se 140 persona po punonin në uzinë kur ndodhi incidenti. 25 nga të vdekurit ende nuk janë identifikuar.