Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorë telefonin e gjetur në qelinë e Laert Haxhiut, i cili dyshohet se përdorej për komunikime me njerëz të botës së krimit, edhe brenda burgut. Telefoni tashmë po analizohet nga hetuesit specialë.
Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjes, po përballet me 17 akuza të tjera, ndërsa për të mund të kërkohet edhe regjim i posaçëm “41 bis”. Telefoni u gjet gjatë një kontrolli në burgun e sigurisë së lartë në Korçë, ku ishte transferuar nga Tirana.
Hetimet janë në vazhdim dhe priten zhvillime të reja për aktivitetin e tij kriminal.








