Kryeminitri Edi Rama ndodhet në Maqedoninë e Veriut për samitin e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Rama para samitit u ndalua për një deklaratë për mediat, ku një nga gazetaret u ul në gjunjë për shkak se hapësira për të qëndruar ishte e vogël.
Rama u shpreh se djemtë të cilët rrijnë në këmbë dhe ‘detyrojnë’ një vajzë të ulet në gjunjë duhen dërguar në riedukim.
REPLIKAT:
Rama: Ngrihu bre…
Gazetarja: Për shkak të hapësirës, nuk ka telash.
Rama: Ka shumë telash se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.
Gazetarja: Ama fuqia është te zëri zoti Rama, jo të gjithë gjatësisë.
Rama: Jo. Jo nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë, megjithatë cila ishte pyetja?