Pasditen e sotme policia e Tiranës ndjeku një makinë në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshihej se mbante armë zjarri. Policia arriti që ta arrestonte dhe i sekuestroi armën e zjarrit.
I arrestuari është Skerdi Sina, i cili për ti shpëtuar policisë përplasi edhe disa makina të parkuara në rrugë.
Skerdi Sina është i njohur për autoritetet pasi në janar të këtij viti u shpall në kërkim bashkë me 4 persona të tjerë pasi mbajtën të mbyllur në një banesë të marrë me qira ditore në Astir, një 21 vjeçare.









