Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua se “nuk do të ketë Hamas” në Gazën e pasluftës.
Presidenti amerikan është duke e rritur trysninë mbi qeverinë izraelite dhe Hamasin që të arrijnë pajtueshmëri për armëpushim, marrëveshje për pengjet dhe për t’i dhënë fund luftës.
Trump tha se koha prej 60-ditësh do të përdorej për të punuar drejt përfundimit të luftës. Por, Izraeli thotë se nuk do ta pranojë përfundimin e luftës derisa Hamasi të jetë mposhtur.
Trump theksoi se marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme.