Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, konfirmoi se sulmi amerikan ndaj objektit bërthamor në Fordow shkaktoi dëme të rënda.
Aktualisht po bëhet një vlerësim i hollësishëm nga Organizata e Energjisë Atomike të Iranit, me një raport që do t’i dorëzohet qeverisë.
Presidenti Donald Trump tha se sulmi shkatërroi plotësisht programin bërthamor iranian, por zyrtarët amerikanë pranojnë se do të duhen kohë për të përcaktuar shkallën e dëmit.
Raportet iraniane tentojnë të minimizojnë ndikimin e sulmit, duke nxjerrë në pah tensionet e vazhdueshme në rajon.