Presidenti Kassym-Jomart Tokayev firmosi një ligj që ndalon mbajtjen e rrobave që fshehin fytyrën në vende publike, duke përfshirë edhe mbulesat islame si nikabi apo burka. Përjashtimet janë vetëm për arsye mjekësore, mot të keq dhe evente të veçanta sportive e kulturore.
Ligji, edhe pse nuk përmend fenë direkt, vjen si pjesë e një trendi në Azinë Qendrore, ku shtetet po kërkojnë të forcojnë identitetin e tyre kombëtar. Kirgistani dhe Uzbekistani po zbatojnë masa të ngjashme, ndërsa Taxhikistani i ka shpallur “të huaja për kulturën kombëtare” disa forma të veshjeve.
Një vendim që ngjall diskutime për të drejtat individuale dhe rolin e shtetit në traditat fetare.