Nxehtësia ekstreme po vazhdon të marrë jetë në Evropë. Në Spanjë, temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre të mëdha në Katalonjë, ku dy persona humbën jetën.
Ndërsa një burrë 75-vjeçar ndërroi jetë në Kordorë, në rajonin jugor të Andaluzisë teksa po kryente aktivitete rekreative në ambient të hapur.
Një tjetër 67-vjeçar humbi jetën në Plasencia, në Extremadura, gjithashtu nga temperaturat e larta.
Një vajzë amerikane 10-vjeçare, e cila ishte në gjendje të brishtë shëndetësore dhe nën kujdes të veçantë mjekësor, ndërroi jetë të martën pasdite për shkak të një infarkti.