-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për herë të parë që nga viti 2014, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në PE

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Evropian të enjten e ardhshme, më 10 korrik. Kjo ndodh për herë të parë që nga viti 2014.

Iniciativa për votën e mosbesimit është ndërmarrë nga eurodeputeti rumun i djathtë, Gheorghe Piperea, si reagim ndaj mesazheve të fshehta të shkëmbyera midis Von der Leyen dhe CEO-së së Pfizer, Albert Bourla, lidhur me blerjen e vaksinave kundër COVID-19 nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportimit të Politico, kjo lëvizje vlerësohet më shumë si simbolike, pasi shumica e grupeve politike në Parlamentin Evropian kanë deklaruar tashmë se do ta kundërshtojnë votën e mosbesimit.

Von der Leyen do duhet të paraqitet në një debat zyrtar ditën e hënë, më 8 korrik, tre ditë para votimit, për të dhënë llogari mbi veprimet e Komisionit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit