Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Spiropali u prit nga Kryepeshkopi Joan dhe e uroj për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.
“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë.” u shpreh Spiropali.