Zjarri në landfillin e Elbasanit vazhdon të jetë ende aktiv që nga pasditje e djeshme. Vatrat ende nuk janë neutralizuar dhe situata vazhdon të jetë kritike.
Tymi i ngritur në qytet po rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe po krijon një ndotje të madhe për mjedisin.
Në terren po vazhdon ndërhyrja intensive e mbi 100 efektivëve dhe 15 mjete zjarrfikëse për të izaoluar vatrat.
Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi afatgjatë ndaj këtij tymi mund të ketë pasoja të rënda, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje respiratore.








