-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Edi Rama: Ina Majko, zëri i parë Rom në kabinetin qeveritar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Ina Majkon për emërimin e saj si zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, një ditë pas vendimit të qeverisë.

Majko, e cila nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 11 majit, shënon një hap historik si përfaqësuesja e parë e komunitetit Rom në nivelin e kabinetit qeveritar në Shqipëri.

Rama e përshkroi Majkon si një vajzë të talentuar dhe të vendosur, e cila ka përballuar paragjykime dhe vështirësi ekonomike, ndërsa arriti rezultate të larta akademike dhe zotëron pesë gjuhë të huaja.

Ai theksoi se ajo do të fokusohet në çështjet e familjeve dhe njerëzve më në nevojë në fushën e mbrojtjes sociale.

Kryeministri shprehu shpresën që Ina Majko do të jetë një forcë pozitive dhe një mbështetje për të ndihmuar më mirë komunitetet vulnerabël në Shqipëri.

“Ina MAJKO është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit.Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të  shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale. Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale. Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit