Zëvendëskreu i Marinës Ruse është vrarë pranë kufirit me Ukrainën, sipas ushtrisë ruse.
Gjeneralmajori Mikhail Gudkov, i emëruar nga Presidenti Vladimir Putin në postin e lartë detar në mars, u vra gjatë asaj që Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e përshkroi si “punë luftarake” në rajonin perëndimor të Kurskut, i cili kufizohet me rajonin Sumy të Ukrainës, raporton BBC.
Oleg Kozhemyako, guvernator i rajonit Primorsky në Lindjen e Largët të Rusisë e konfirmoi lajmin në Telegram. Ai e përshkroi Gudkovin si një oficer besnik që vdiq “duke kryer detyrën e tij”.