-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Hotelin e ka Lali Eri’- SPAK zbërthen inxhinieren e dosjes ‘5D’ të bashkisë Tiranë

Kryesoret

Vazhdon gjyqi për dosjen “5D” në Gjykatën e Posaçme. Në gjyq dëshmoi Jona Bejko, e cila është inxhiniere.

Prokurori i Posaçëm e ka pyetur Bejkon gjatë seancës gjyqësore për mesazhet e shkëmbyera mes saj edhe disa kolegëve ku përmend tekstualisht “Lali Erin” të cilin e identifikon si aksioner të hotelit në Durrës.

Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta”, është mesazhi i Bejkos. Prokurori i SPAK e pyeti inxhinieren se kujt ajo i referohet me “Lali Eri” në mesazhe.

Dëshmia e Bejkos gjatë seancës

SPAK: Kujt i referoheni kur përmendni Lali Eri?

Jona Bejko: Më keni bërë bisedë mediatike, tani e 1 vit. Babi im me kancer lexon mesazhet dhe lam 6 muaj që kam nisur punë tjetër e më përndjek akoma kjo histori. Unë kam bërë bisedë siç do bënte gjithkush me dikë që e konsideron shoqe.

SPAK: Kush është Lali Eri?

Jona Bejko: Erion Veliaj. Merresha me tenderat e prokurimit publik. Llogarisja kostot e objekteve për kostot civile. Kur aplikova për punë më intervistoi Nestor Muhametllari. Paga ishte 60 mijë lekë. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe ne kishim shumë punë.

SPAK: Në mesazhe keni përmendur shpesh një person me emrin Redi ose R.

Jona Bejko: Redi Molla.

SPAK: Po M?

Jona Bejko: Mariglen Qato

SPAK: Gjatë bisedave me Jonida Hoxhën kur thoni që ne marrim 600 mijë lekë të qelbura, kurse pronari me hotel në Dhërmi. Kush është pronari?

Jona Bejko: Kam hamendësuar që shoqëria ka pasur pronar Redi Mollën. Kisha dëgjuar, nuk e dija që ishte ai. Nuk e kam parë asnjëherë te kompania. Jam ankuar për rrogën, sepse ishte pak dhe ne kishim shumë punë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit