-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-klubet qe luante, shprehin ngushëllime për ndarjen tragjike të Diogo Jotës

Kryesoret

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool dhe ish-lojtari i Wolverhampton dhe Porto, ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik në Zamora të Spanjës, në orët e para të datës 3 korrik. Lajmi tronditi komunitetin e futbollit, ndërsa klubet ku ai ka luajtur shprehën dhimbjen e thellë për humbjen e papritur.

Wolverhampton reagoi në rrjetet sociale, duke përkujtuar Jotën si një lojtar të dashur nga tifozët dhe bashkëlojtarët e tij. “Kujtimet që la pas do të mbeten të paharrueshme. Zemrat tona janë me familjen dhe miqtë e tij,” shkruhej në postimin e klubit anglez.

Edhe Porto, ku Jota u rrit si futbollist, shprehu ngushëllimet e tyre për familjen e Jotës dhe vëllait të tij André Silva, i cili gjithashtu ka luajtur për këtë klub në nivelet e moshave. “Futebol Clube do Porto është në zi dhe i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjes,” thuhet në mesazhin e klubit portugez.

Diogo Jota ishte vetëm 28 vjeç dhe humbja e tij është një goditje e rëndë për futbollin europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit