Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen tragjike të Diogo Jotës.
Në një postim emocional në rrjetet sociale, Shaqiri shkroi: “U prehsh në paqe vëlla,” duke publikuar një foto të Jotës me fanellën e Liverpoolit.
Të dy luajtën së bashku te Liverpool në sezonin 2020/2021.
Vdekja e Jotës, vetëm dhjetë ditë pas martesës së tij, ka tronditur botën e futbollit.
Ai la pas bashkëshorten dhe tre fëmijët, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë vërshuar nga e gjithë bota sportive.