-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Myslim Murrizi: Pse të “moderuarit” e PD-së dhe palaçot e Parlamentit nuk flasin për vjedhjen monstruoze të “Bankers”?

Kryesoret

Afera apo vjedhja e kësaj kompanie prej 10 miliardë eurosh për 21 vite është 25 herë më e madhe se inceneratorët, se Check-Up-i, koncesioni i sterilizimit, dializës dhe laboratorët që dërdëllitni me hope.

Prej vitit 2004 jam i vetmi deputet që kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe kam denoncuar publikisht vjedhjen e mbi 10 miliardë eurove nga kompania kineze “Bankers Petroleum”, e cila prej 21 vitesh nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim fitimi, sepse fitimin real e ka ndarë gjithmonë me zagarët e pushtetit.

Kur në pushtet ishte PD, avokatë të kësaj kompanie ishin eksponentë juristë-hajdutë dhe ish-ministra të PS-së.

Kur në pushtet erdhi PS, pra nga 2013, avokatë të kësaj kompanie janë ish-ministra të PD-së.

Pra, zagari politik kur vjen puna për miliona euro rrinë urtë si qen të rrahur dhe nuk belbëzojnë asnjë fjalë.

Më ka “habitur” shumë edhe heshtja e “liderëve” të partive të reja “kurajoze”, sepse për heshtjen e “euroatlantikëve” – djathtas 1912, majtas 1944, në mes 1990, LSI 2003, PR 1991, PDIU, PPDNJ, etj. – nuk habitem fare, sa kohë që në çdo kullë, në çdo cep të Shqipërisë dhe në çdo koncesion kanë pjesën e tyre të ndyrë.

Po prej shtatorit 2021 nuk lehën as këta të “moderuarit” e PD-së që lehnin për çdo gjë në Parlament dhe qysh dje nuk kanë hapur gojën të thonë një fjalë; asnjë fundërrinë nga politika, mediat hale dhe port-halet merde.

Edhe gjobën 100 milionë euro që i është “hequr” pa ligj kësaj kompanie, ia kam lënë në tavolinë Ramës në Parlament në vitin 2020, por ai heshti si tredhur, se ndoshta kishte dijeni dhe ia kishte dhënë urdhrin vetë ministreshës Denaj.

Afera apo vjedhja e kësaj kompanie prej 10 miliardë eurosh për 21 vite është 25 herë më e madhe se inceneratorët; është 100 herë më e madhe se Check-Up-i; është 100 herë më i madh se koncesioni i sterilizimit, dializës, laboratorët që dërdëllitni me hope.

Është 500 herë më i madh se firmat 5D, 10K apo 20 VRKR që na çajnë trapin.

Është 500 herë më i madh se abuzimi për 1 km unazë, për të cilin mbajtët një vit njerëzit në rrugë për protagonizëm politik, dhe pastaj i braktisët kur u shembën shtëpitë, njëlloj siç braktisët Teatrin.

Pse nuk flisni mor palaço të qelbur e hajdutë të ndyrë???

Dhe pastaj mendoni se mund t’u hidhni hi syve shqiptarëve!?

Shqiptarët e blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë Ballkani, ndërkohë që çdo vit nga toka e tyre nxirren mbi 1.5 milionë tonë naftë nga kjo kompani që prej vitit 2004; dhe miliardat ngrohin xhepat e fëlliqësirave të politikës.

Shqipëria ka nevojë për 800 mijë tonë naftë gjithsej në vit, edhe pse me dokumente zhdoganohen rreth 500 mijë tonë. E ju heshtni, se kontrabandistët e naftës ju financojnë fushatën dhe me paratë e tyre blini votat e fukarenjve që t’i vidheni përsëri në katër vitet që vijnë; dhe disa, për t’u dukur sikur i do populli shumë.

Dilni pra, flisni një fjalë mor hale politikani, se kjo është vjedhja numër 1 në 21 vite “demokraci”; bëni sikur ziheni mes vetes dhe heshtni të gjithë së bashku si tufë hijenash që shqyeni çdo pasuri së bashku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit