Një ndërtesë pesëkatëshe në ndërtim u rrëzua në një lumë pas një rrëshqitjeje të tokës shkaktuar nga përmbytjet e mëdha në Kinën Jugore.
Ngjarja ndodhi në një zonë urbane të përfshirë nga reshje intensive, që shkaktuan dëme të shumta strukturore dhe rrëshqitje dheu.
Fatmirësisht, ndërtesa ishte e zbrazët në momentin e shembjes dhe nuk raportohet për viktima.
Pamjet e përhapura në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik të shembjes, ndërsa autoritetet lokale paralajmërojnë për rreziqe të mëtejshme nga moti i keq dhe rrëshqitjet e mundshme.