Dita e nesërme me datë 4 korrik do të jetë dita më e nxehtë deri tani, pasi temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë celcius.
Ndërsa fundjava do të jetë 39 gradë celcius dhe nga mesi i javës nga e mërkura temperaturat do të ulen deri në 34 ose 35 gradë.
Sipas sinoptikantes Lajda Porja, muaji korrik do të jetë me temperatura të larta, ku termometri shënoi 43.6 gradë në Elbasan.








