Pasditen e sotme ka nisur ndërhyrja nga ajri në fushën e mbetjeve në landfillin në Elbasan. Zjarri ka rënë prej tre ditësh dhe për shkak të temperaturave të larta nuk u arrit që të fikej.
Gjithashtu në të gjithë qytetin është krijuar një tym toksik, i cili po dëmton shëndetin e qytetarëve, si dhe po shkakton një katastrofë mjedisore.
Ndërkohë policia e Elbasanit dhe prokuroria kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit dhe përgjegjësin.