Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës. Kreu i qeverisë ka mbledhur të gjithë stafin e institucionit, ku është kërkuar edhe prania e deputetëve dhe ish-deputetëve të qarkut Vlorë.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë problematikat e qytetit dhe sfidat e qeverisjes vendore. Ditët e fundit janë ngritur shqetësime për ujin e pijshëm dhe djegien e plehrave.