Papa Leo XIV ka paralajmëruar për pasojat e rënda të ndryshimeve klimatike, teksa Evropa përjeton një valë të rrezikshme të nxehti.
Në një letër të publikuar gjatë Ditës së Lutjes për Ruajtjen e Krijimit, ai theksoi se fenomenet ekstreme po rriten për shkak të aktivitetit njerëzor dhe konflikteve të armatosura.
Papa foli për shpyllëzim, ndotje dhe humbje të biodiversitetit si pasoja të padrejtësive dhe lakmisë globale.
Ai bëri thirrje për më shumë përgjegjësi ndaj mjedisit, duke paralajmëruar se “toka jonë po shkatërrohet” dhe efektet afatgjata nuk po merren seriozisht.