Ballkani Perëndimor po përballet me një thatësirë të madhe si pasojë e një vale të nxehtësisë që ka goditur rajonin.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka paralajmëruar masa mbrojtëse për punëtorët dhe grupet e ndjeshme të popullsisë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta nga 3 deri në 10 korrik.
Gjithashtu edhe në Shqipëri temperaturat kanë aritur deri në 40 gradë celsius dhe meorologët paralajmëruan se reshjet e shut do të jenë të rralla deri në shtator.
Instituti Shtetëror Meteorologjik i Serbisë ka paralajmëruar se “thatësira ekstreme” po ndikon në kulturat bujqësore të vendit, ndërsa nivelet e ujit në lumenj dhe liqene janë ulur.
Qytetet e vogla dhe fshatrat në Serbi përballen gjithashtu me kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm.