Shqipëria po ndikohet nga masa ajrore të nxehta që vijnë nga Afrika, duke sjellë temperatura ekstreme dhe mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, orët e paradites do të shoqërohen me ulje të lehtë të temperaturave në mëngjes, por pritet një rritje e ndjeshme në mesditë, kur vlerat maksimale do të kapin deri në 40°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.
Në zonat verilindore dhe juglindore mund të ketë vranësira të lehta kalimtare, por pasditja dhe nata do të jenë të kthjellëta dhe të nxehta në mbarë vendin.
Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar nga drejtimi verior, me shpejtësi që në kulm mund të arrijë 35 km/h, duke sjellë dallgëzim të ulët në brigjet detare, me 2 ballë.