Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka marrë një plan masash për shkak të temperaturave të larta që pritet të jenë gjatë periudhës 3 deri në 10 korrik.
Në njoftim ministria thekson se vala e të nxehtit mund të ketë ndikime serioze në shëndetin e qytetarëve, kryesisht tek fëmijët, të moshuarit, gratë shtatëzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Ekspertët shëndetësore rekomandojnë që të shamngin vapën gjatë orëve 10:00 deri në 17:00, si dhe punime të shpeshta për punëtorët në ambient të freskët.
Lista e rekomandimeve:
1.1 Të përshtatin oraret e punës për të punësuarit e tyre dhe sipas mundësive të aplikohet orar fleksibël të punës që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;
1.2 Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, ose të punojnë nga shtëpia;
1.3 Personat me sëmundje kronike dhe me gjendje shëndetësore të rënduar, të lejohen të punojnë nga shtëpia;
1.4 Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura;
1.5 Të vendosen pika freskimi (përdorimi i çadrave të lëvizshme dhe materialeve të tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend-punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët;
1.6 Të shpërndahen informacione përmes burimeve të informimit për qytetarët për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia;
1.7 Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e punëve të tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe;
1.8 Institucionet private po ashtu këshillohen që të marrin në konsideratë këto rekomandime nga IKShPK.