Vllaznia është mundur përsëri dhe u mposht me rezultatin 2 me 0 nga rumunët e Petroluli. Në minutën e 19, Dumtsios zhbllokoi rezultatin dhe në minutën e 36′ ishte Radu që dyfishoi shifrat.
Ndërsa në pjesën e dytë, pavarësisht disa mundësive që kuqeblutë kishin rezultati nuk ndryshoi.
Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore që shkodranët zhvilluan në fazën përgatitore në Rumani në prag të ndeshjeve europiane.