Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 3 tonë kokainë, sasi të cilën deklaron se i përket mafies shqiptare. Lënda narkotike, e cila kap vlerën e 90 milionë dollarëve, u bllokua pasditen e të enjtes në pjesën jugperëndimore të Guayaquilit.
Kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh dhe, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, i përket mafies shqiptare e cila ka lidhje me kartelet e drogës në Kolumbi dhe Meksikë.
Pesë persona nga Ekuadori u arrestuan në një fermë të kultivimit të bananeve, aty ku u gjet edhe lënda narkotike, e ngarkuar në kamion, gati për t’u nisur drejt portit. Droga ishte e paketuar me logo të ndryshme.