Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në rrjetin social ka shpërndarë një mesazh të Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Në njoftim thuhet që nën presidentin Trump, shpirti amerikan është rikthyer i guximshëm, krenar dhe i lirë.
“Në këtë Ditë të Pavarësisë, nderojmë guximin e Etërve Themelues, patriotët që krijuan lirinë tonë, dhe heronjtë që e kanë mbrojtur për 249 vjet.
NËN PRESIDENTIN TRUMP, SHPIRTI AMERIKAN ËSHTË RIKTHYER — I GUXIMSHËM, KRENAR DHE I LIRË.
Gëzuar 4 Korrikun nga Shtëpia e Bardhë.”, thuhet në postim.









