I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka vazhduar dëshminë përpara togave të zeza lidhur me ngjarjet kriminale dhe përfshirjen e eksponentëve të ndryshëm. Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e radhës në ngarkim të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt, të akuzuar per atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit.
“Për atentatin ndaj tij më vinin fjalë që e kishte bere Lul Berisha. Se nga më vinin këto informacione nuk i mbaj mend. Dervishajt i kam dërguar një foto të një Kabashi që me erdhi një informacion. Në Tims me ndihmonte një punonjës policie që me jepte cdo gjë. Ai punonte në Elbasan, në Policinë e Elbasanit për afro 1 vit.
Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor, nuk e kam njohur. Për të kam bërë një bisedë me Plarentin, pas atentatit, se ku ndodhej nuk e di. E dija që pas atentatit të Ndojës ishte Plaurenti pasi kishim folur për ato emra dhe ai nuk kuptonte arsyen pse i kishin bërë atij atentat.
Atentati u zbulua shpejt pasi ata që bën atentatin pasi kishin lënë prova. Pasi u zbardh e pyes pse ndodhi kështu. Ai më tha se Redianin e kishte shumë shok dhe se e kishte bërë atentatin me dëshirë. Në atë kohë më tha se po përpiqej të prishte provat, te ekspertiza dhe që i kishin kërkuar 300 mijë euro.
Sa i përket prokurorit mbaj mend që diskutonim pasi mua donin të më ekzekutonin me snajper dhe me erdhën info që edhe atë donin ta ekzekutonin me snajper dhe po mundoheshim të gjenim kush ekzekuton me snajper. Në bisesa e sipër kemi folur që prokurori shkon te një lokal të Gjiri i Lalzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin atje me snajper” tha ai.