SPAK njofton shtatë kandidatët për drejtorë të BKH se në datën 10 korrik do të mbahet testi fizik që do të mbikëqyret nga një prokuror i posaçëm pjesë e komisionit dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.
Në njoftim thuhej se kandidatët do të garojnë sipas disa ushtrimeve të mëposhtme 300 metra sprint, palosje barku për 1 min, pompa dhe 2.4 kilometra vrap.
Shtatë kandidatët e ngelur në garë duhet të paraqiten herët në mëngjes në repartin e Reneas, në Yzberisht.
“Para se të fillojnë testin fizik kandidatët duhet te plotësojnë një pyetësor vetëdeklarues për gjendjen e tyre shëndetësore ne momentin e testimit. Një mjek i caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes duhet të jetë i pranishëm për të përcaktuar nëse kandidati mund të marrë pjesë në testimin fizik.”, thuhet në njoftim.