Franca ka nisur të përdorë taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të La Manshit. Autoritetet kanë nisur duke shpuar me thika gomonet që tentojnë të largohen nga brigjet franceze.
Sipas The Times, policia është futur në ujë për të shkatërruar varkat përpara se emigrantët të hipnin në to. Gjithashtu thuhet se kjo strategji synon të frenojë kontrabandën e organizuar dhe valën në rritje të kalimeve ilegale drejt Britanisë.
Presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i Brendshëm Bruno Retailleau pritet të diskutojnë këto masa javën e ardhshme në një samit dypalësh me Mbretërinë e Bashkuar.









