Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit ka përfunduar, por nuk ka asnjë ndryshim në rezultatin e mandatit.
Sipas rezultatit të KQZ, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, Partia Socialiste 5 vota dhe koalicioni “Djathtas për Zhvillim” po ashtu 5 vota.
Ish prokurori Arjan Ndoja rezulton se ka marrë 88 vota padrejtësisht dhe Aulon Kalasë i janë shtuar 11 vota. Gjithashtu edhe për kandidatët e tjerë demokratët, Petro Vokopolës i janë hequr 39 vota.
Ndërsa për kandidatët socialistë, Arkend Balla ka humbur 63 vota dhe Ani Dyrmishit i janë shtuar 18 vota dhe Alban Xhelili 25 vota.