Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një deklaratë për media tha se janë udhëzuar që të dalin nga Kuvendi për çështje sigurie. Ajo ka treguar se nuk beson se ka diçka përveç një telefonate të qëllimshme që deputetët të largohen nga Kuvendi.
“…Është e pakuptimtë çka po ndodh… ndoshta ndonjë telefonatë e qëllimshëm mi largu deputetët prej kuvendit nuk e besoj që ka diçka… Një njeri normal, s’ka njeri normal që e sulmon institucionin e Kuvendit…”, tha ajo.
Kadrijaj u shpreh se nuk ka frikë nëse u kërkohen deputetëve që të kthehen në Kuvend për të vazhduar konstituimin.