Administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të angazhohet së bashku me strukturat e bashkisë dhe ato qendrore për mbarëvatjtjen e sezonit turistik. Në muajt korrik dhe gusht do të ngrihet një Task Forcë e Posaçme, ku në bashkëpunm me deputetët e Vlorës do të ndahen edhe punët.
-Pastrimi dhe mjedisi: Strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjet përkatëse do të angazhohen për të siguruar standardet e duhura të pastërtisë në zonat urbane, bregdetare dhe turistike. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet e problematikave.
- Mirëmbajtja e infrastrukturës: Rrugët, ndriçimi publik, hapësirat publike dhe plazhet do të jenë nën vëmendje të vazhdueshme. Ndërhyrjet do të jenë të përditshme për të shmangur çdo problematikë që mund të cënojë imazhin e qytetit.
-
Siguria dhe shëndeti: Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat shëndetësore duhet të jenë në gatishmëri maksimale për forcimin e parametrave të sigurisë, sidomos në zonat me prani të lartë turistike.
Gjithashtu sipas burimeve Pirro Vengu, Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe deputetët e tjerë do të organizojnë takime të shpeshta për të analizuar edhe performancën e çdo drejtuesi.