Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga filmi i animuar shqiptar, “Ilira”.
Rama shprehet se ky film shqiptar “Iliria” është realizuar në 1983 dhe tani është i restauruar në 4K.
“MIRËMËNGJES
dhe me disa sekuenca të një prej filmave të animuar shqiptar “Ilira” realizuar në 1983, tanimë i restauruar në 4K, ju uroj një fundjavë të mbarë“, shkruan Rama.