-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Raportohen 16 vatra, 4 janë ende aktive

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, ku 12 janë shuar dhe 4 janë ende aktive. Vatrat aktive janë në bashkinë e Elbasanit, Finiqit, Tiranës, Vorës, Durrësit, Fierit, Kuçovës, Poliçanit, Hasit, Vaut të Dejës, Matit dhe Mirditës.

Ndërkohë në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar: 21 automjete zjarrfikëse
– 190 forca operacionale
– 35 efektivë të Forcave të Armatosura
– 2 automjete zjarrfikëse ushtarake
– 4 kamionë vetëshkarkues
– 1 traktor me zinxhirë
– 1 helikopter Cougar
– 1 grup ekspertësh për matjen e ndotjes së ajrit
– 29 automjete të firmave private

Ndërkohë sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje lokale të dobëta në disa qarqe. Sa i përket zjarreve, pritet nivel rreziku “I LARTË” pothuajse në të gjitha qarqet. Vetëm në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë pritet nivel “I MODERUAR”, me rrezik lokal “TË LARTË” në zona të caktuara (Durrës – Jug, Korçë – Qendër, Vlorë – VeriQendër)

Vatrat aktive janë:

  • Bashkia Elbasan: Në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën veprime për hedhjen e inerteve dhe kapsulimin e mbetjeve, ndërsa një grup ekspertësh ishte në terren për matjen e ndotjes së ajrit. Forcat operacionale do të vijojnë edhe sot punën për shuarjen e plotë të zjarrit.

  • Bashkia Finiq: Vatra mes fshatit Grazhdan (njësia Livadhja) dhe fshatit Malçan (njësia Dhivër). Situata është më e qetë dhe intensiteti i zjarrit ka rënë. Zjarri po monitorohet nga një mjet zjarrfikës me 3 efektivë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor në fshatin Malçan.

  • Bashkia Tiranë: Në fshatin Bulticë, njësia Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Terreni i vështirë e bën të pamundur kalimin e mjeteve. Sot do të vijojë ndërhyrja me forca operacionale dhe helikopterin Cougar.

  • Bashkia Has: Në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, në një sipërfaqe me pyll pishe. Era dhe terreni i thyer e bëjnë të vështirë ndërhyrjen, por puna për kontrollin e flakëve vijon.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Në dy raste pati dëme materiale:

– Bashkia Fier: Në fshatin Seman i Ri, një banesë u përfshi nga flakët. Pronari u transportua në Spitalin Rajonal dhe banesa pësoi dëme në orendi dhe pajisje elektroshtëpiake.

– Bashkia Vorë: Në fshatin Fushë Prezë, një hangar me bar u përfshi nga flakët duke shkaktuar djegien e 1600 dëngjeve me bar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit