Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e së dielës, rreth orës 17:30, pranë fshatit Pajovë në aksin Elbasan–Peqin, ku u përplasën dy automjete.
Si pasojë, dy gra mbetën të plagosura, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë.
Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra nga një tjetër përplasje që ndodhi një ditë më parë në të njëjtin segment.