-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi për bombë në Kuvend, Sveçla: Numri ka qenë serb

Kryesoret

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me alarmin për bombë në Kuvend.

Sipas tij, kërcënimi është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zhivkoviq, shtetas serb.

“Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković”, ka shkruar Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit