-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Organizatorja e “Giro d’Italia” falenderim Policisë së Shtetit: Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat

Kryesoret

RCS Sport & Events, organizatorja e “Giro d’Italia” i ka dërguar një letër falenderimi policië së shtetit për garantimin e mbarëvatjes së garës që u zhvillua në Shqipëri në 9, 10 dhe 11 maj. Në letër ata shprehen se policia e shtetit vërtetoi aftësinëe organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave.

“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.

Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.

Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.”, thuhet në letër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit