Ambiciet politike të Elon Musk, pas përshkallëzimit të grindjes me Donald Trump dhe njoftimit për krijimin e një partie të re në SHBA, janë kritikuar nga sekretari i Thesarit amerikan, Scott Bessent. Ai tha se bordet e Tesla-s dhe SpaceX-it preferojnë që Musk të përqendrohet në drejtimin e kompanive të tij dhe të mos merret me politikën.
“Mendoj se bordet nuk u pëlqeu ky njoftim dhe do ta inkurajojnë të fokusojë energjitë në biznes, jo në politikë,” tha Bessent.
Musk, që më parë ka qenë këshilltar në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Trump, njoftoi se partia e tij do përpiqet të rrëzojë republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit në 2024.








